LAJMI I FUNDIT:

Facebook me shërbim të ri për pagesa mobile

Facebook me shërbim të ri për pagesa mobile

Sot është raportuar se Facebook është aktualisht në proces të zhvillimit dhe testimit të sistemit të ri të pagesave mobile, i cili kur të debutojë do të jetë rival direkt i PayPal.

Shërbimi i ri i Facebook për pagesa mobile është dizajnuar t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve të rrjetit më të madh social në botë të bëjnë pagesa, duke përdorur të dhënat e llogarisë së tyre me të cilën lidhen në Facebook.

Informacioni për zhvillimin e shërbimeve të pagesave të reja mobile nga Facebook ka rrjedhur nga burime të afërta me Facebook, të cilat gjithashtu kanë bërë të ditur se çdo blerës i cili ka dhënë më herët detajet e kartelës së kreditit në Facebook për të bërë blerje përmes aplikacioneve tjera mobile që kanë partneritet me Facebook, tani nuk do të kenë më nevojë t’i japing të dhënat e tyre të faturimit.

Pas debutimit të shërbimit në treg, Facebook do të jetë rival direkt me PayPal, Amazon, Google dhe kompanitë tjera që kryejnë këto shërbime. / Telegrafi /