Instituti Albanologjik i Prishtinës këtë vjeshtë nis me një projekt të ri shkencor - nga data 25 deri me 29 tetor do të fillojë projekti “Java e Albanologjisë”.
Projekti “Java e Albanologjisë”, do të kushtojë 15 mijë euro, ndërsa do të financohet nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë rreth 100 albanologë, të cilët do t’i shpalosin studimet e tyre më të reja nga gjuhësia, letërsia, historia, folkloristika dhe etnologjia shqiptare.
Zyrtarët e këtij institucioni kanë thënë se tashmë janë përcaktuar edhe oraret mbajtjes së sesioneve dhe temat e diskutimit për të gjitha degët.
Dega e Gjuhësisë është caktuar të debatojë për temën “Zhvillimi i shqipes standarde”; dega e letërsisë debaton rreth temës “Letërsia shqipe sipas rënies së murit të Berlinit”; ajo e Historisë, ”Kryengritjet shqiptare të vitit 1910”; Dega e Folklorit – ”Folklori, krijimtaria gojore dhe vlerat kulturore ndërmjet traditës dhe globalizimit”, ndërsa Dega e etnologjisë ka zgjedhur temën “Qasjet etnologjik dhe kulturore shqiptare”.
Për të gjitha këto sesione janë ftuar të marrin pjesë nga 20 studiues të vendit dhe nga bota, përkatësisht rreth 100 studiues në të pesë sesionet, ka thënë drejtori i Institutit, Hysen Matoshi.
Ai ka thënë se “Java e Albanologjisë” ka për synim ta bëjë një aktivitet tradicional dhe identifikues për Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, sivjet janë paraparë të realizohen 35 projekte individuale. Në planin botues të këtij Institucioni janë përfshirë 40 vepra të punonjësve shkencorë dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'