LAJMI I FUNDIT:

Kori i Filarmonisë mban koncert në Prizren

Kori i Filarmonisë mban koncert në Prizren

Kori i Filarmonisë – Opera e Kosovës ka mbajtur një koncert në kishën katolike të Prizrenit.

Interpretimi i këtij ansambli të udhëhequr nga dirigjenti Rafet Rudi është mirëpritur nga publiku i Prizrenit. Ndër të tjera u interpretuan edhe vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendorë, si: Rossini, Listz, Mulliqi dhe të tjerë.

Në rolin e solistëve u paraqitën Sanije Matoshi, Selvije Marteti, Lindita Hakaj, Besa Llugiqi, Riad Ymeri dhe Safet Berisha.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në fillim të mbrëmjes ka theksuar se kjo praktikë e organizimit të koncerteve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës do të vazhdojë, posaçërisht në Prizren.


Një koncert të njëjtë sikurse në Prizren kori do ta mbajë edhe në Prishtinë. /ktv/