LAJMI I FUNDIT:

Cilat suksese, Adrianë?

Cilat suksese, Adrianë?

Reagim ndaj fjalimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përkitazi me “sukseset e filmit kosovar” dhe shpalljes së filmit për “interes shtetëror”.

Nga: Valmira Baruti

Cilat suksese Adriana Matoshi? Ato qe i kom pa unë në Toronto, a? Ti dhe të tjerët (me përjashtim regjisoren e producentin), na e keni marrë fytyrën. Plus asaj, nuk keni pasë nevojë hiç me ardhë prej Kosovës në Toronto.

Drejtori shkrujke në faqen e QKK-së lajme të llojit të portaleve, derisa unë isha aty edhe e shihsha realitetin e hidhun. Pjesëmarrja e juaj e “suksesshme”, e stërbushun me “arritje”, m’ka detyrue me ba reagime për QKK-ne. QKK-ja po e manipulon masën me kinse “arritje” të filmit kosovar. Fjalimi jot’ po e ndihmon manipulimin, akoma ma shumë.

Kush ta ka shkrujtë fjalimin Adrianë? Krejt termet që i ke përmend i dëgjon prej drejtorit te QKK-së në intervistat e tij. Janë të vetmet terme që i ka mësu, e të cilat ka pasë mundësi me i implementu, sikur t’kishte ditë edhe t’kishte dashtë pak.

Në vendet me menaxhim të mirë të kinematografisë, pjesëmarrja në festivale as nuk diskutohet. Shtetet e huaja e kanë ni metodë tjetër menaxhimi, krejt ndryshe prej kësaj të QKK-së. Në vend se me shku në festivale, ata përqendrohen te shitja e filmave edhe te sjellja e pareve për me bo filma tjerë.

Albin Kurti
Hajrulla Çeku

Ju kisha lutë shumë mos me rritë buxhetin pa ba ndryshime rrënjësore në atë institucion të kriminalizum. Mos folni ma për pjesëmarrje në festivale se asht’ marrë me ju pa shtetet e huaja me çka mburreni.

More Raça
Bislim Bislimi
Besim Ugzmajli
Xhejlane Tërbunja

Kujdes çka po nënshkruani, e çka po lejoni, se manipuloheni shpejt si qysh po manipulohet ni kryeministër, nji ministër, nji deputete, nji Parlament, e komplet nji popull. Veç e keni ni manipulator aty qe po ju sjellë hije fytyrës për me vjedhë mbrapa prej buxhetit të filmave.

Adriana Matoshi, t’kisha lutë mos me u përzie kah ligji e menaxhimi i kinematografisë. Thuaja të njëjtën edhe atij që të ka shtye me ba këtë fjalim. As ai vet nuk ka lidhje me ligj e menaxhim. Po t’kishte ditë, nuk e kish futë shtetin në borxh me nji milion e gjysmë.

Nashta po mbushemi men najhere.

(Autorja është regjisore që jeton dhe vepron në Paris të Francës)

Adriana Matoshi në Kuvendin e Kosovës: Filmi duhet të shpallet interes shtetëror dhe si i tillë duhet të financohet
Lexo po ashtu Adriana Matoshi në Kuvendin e Kosovës: Filmi duhet të shpallet interes shtetëror dhe si i tillë duhet të financohet