LAJMI I FUNDIT:

Arta Dobroshi fascinon adhuruesit e kinematografisë evropiane

Arta Dobroshi fascinon adhuruesit e kinematografisë evropiane

Aktorja shqiptare nga Prishtina, Arta Dobroshi, e cila fitoi famë ndërkombëtare me rolin kryesor në filmin e vëllezërve Dardenne "Heshtja e Lornës", ishte dje në shfaqjen e këtij filmi në Hampstead të Londrës organizuar nga Al Jazeera English.

Është fjala për programin televiziv të Al Jazeera English, The Fabulous Picture Show, që organizohet në kinemanë "Everyman Cinema Club" dhe ka për qëllim që të sjellë aktorë dhe regjisorë para publikut në një atmosferë interaktive.

Pasi që u shfaq filmi, Arta Dobroshi u prezantua nga udhëheqja e këtij programi, Amanda Palmer. Ajo me një anglishte solide u përgjigj në pyetjet e prezantueses Palmer dhe të të pranishmëve.

Ajo tregoi rreth audicionit të parë për vëllezërit Dardenne që u bë në Prishtinë ku ajo i kishte folur të vetmet fjalë frënge që kishte ditur; ditët e javës, dhe kjo ishte incizuar nga asistenti i regjisorëve të njohur.


Më vonë regjisorët kishin shkuar në Sarajevë ku e kishin filmuar gjatë gjithë ditës, e pas kësaj e kishin ftuar në Liège (Belgjikë) që të njihej me aktorët Jérémie Rénier (Claudy Moreau) dhe Fabrizio Rongione (Fabio) dhe pasi që kishin punuar së bashku disa ditë i kishin thënë: "Urime, ti je Lorna"! /ukalbanians/

Në trend Kultura

Më shumë
Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Kulture
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

ROBI

ROBI

Cilat suksese, Adrianë?

Cilat suksese, Adrianë?

Malësori, as mitik, as malok

Malësori, as mitik, as malok

Kalo në kategori