LAJMI I FUNDIT:

Xhuvani zbarkon në Grabovicë

Xhuvani zbarkon në Grabovicë

Një fshat që ka mbetur si në kohën e regjimit komunist, i pandryshuar, i vjetër dhe i paprekur nga ndërtimet e reja, ka tërhequr vëmendjen e regjisorit Gjergj Xhuvani, për të xhiruar disa skena nga filmi i tij më i fundit "Lindje Perëndim Lindje".

Fshati Grabovicë në juglindje të vendit, pikërisht në Pogradec, ka të njëjtën panoramë të ngjashme me atë të dekadave më parë, mbetur nën konturet e komunizmit.

Ky film është do të xhirohet në një produksion të përbashkët shqiptaro-italian-maqedonas dhe do të xhirohet në tri shtete.

Prej një jave ekipi i punës është vendosur në Grabovicë të Pogradecit, e më tej, pritet të kalojë në Maqedoni dhe Trieste.


Në rolin kryesor të këtij filmi paraqitet aktori Ndriçim Xhepa.