LAJMI I FUNDIT:

Indiana Jones…pret fitim rekord

Indiana Jones…pret fitim rekord

Menaxhmenti i filmit "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull", pret që ky film të thyejë rekordin e shikueshmërisë, duke u bërë filmi që ka fituar më së shumti para për një premierë.

Ky film do të jepet premierë në gjithë Amerikën Veriore, të enjten, ndërsa analistët e industrisë së Hollywoodit besojnë se ai për pesë ditë do t’i sjellë rreth 150 milionë dollarë prodhuesve të tij.

Nëse ndodhë kjo atëherë “Skull” do ta mposhte "Spider-Man 3", i cili në maj të vitit 2007 fitoj 151.1 milionë dollarë, duke e bërë njeriun merimangë si fituesin më të madh në histori të box-office.