LAJMI I FUNDIT:

“Prince Caspian” largon nga froni “Iron Man”

“Prince Caspian” largon nga froni “Iron Man”

Filmi "The Chronicles of Narnia: Prince Caspian" e ka larguar nga pozita e parë filmin "Iron Man" si udhëheqës të “box-office”, duke fituar 56.6 milionë dollarë.

Filmi më i ri i zhanrit aksion të kompanisë Walt Disney, i cili është hapur për media gjatë këtij vikendi, është vazhdimësi e pjesës së parë të filmi "The Chronicles of Narnia: The Lion, The Witch and the Wardrobe", i cili fitoi 65.6 milionë dollarë. në premierën e tij në Amerikë gjatë vitit 2005. "Caspian" ka fituar edhe në aspektin ndërkombëtarë pasi ka inkasuar 20.7 milionë dollarë.

Disney pret që filmi, i cili bazohet në romanin për fëmijë të C.S. Lewis, të shtoj buxhetin deri në 745 milionë dollarë nga shfaqjet e tij në kinema.