LAJMI I FUNDIT:

Louvre edhe më tutje muzeu më i vizituar në botë

Louvre edhe më tutje muzeu më i vizituar në botë

Louvre në Paris, në vitin 2007 ka qenë muzeu më i vizituar në botë, me 8.3 milionë vizitorë. Numri i vizitorëve të muzeut kult që nga viti 2001 është rritur për më shumë se 60 për qind.

Edhe pse numri i njerëzve të cilët janë futur në muze gjatë vitit të kaluar, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë, është rritur numri i vizitorëve të veprave që janë pjesë e përhershme e këtij muzeu – prej 7.6 në 7.9 milionë njerëz.

Louvre shtrihet në 160 mijë metra katrorë dhe ka rreth 300 mijë vepra artistike, nga të cilat rreth 35 mijë sosh janë përherë të ekspozuara për publikun.