LAJMI I FUNDIT:

Pas ligjit të ri, Google News mbyllet në Spanjë

Pas ligjit të ri, Google News mbyllet në Spanjë

Google njoftoi se është duke mbyllur shërbimin e saj që i lidh lajmet, Google News në Spanjë. Këtë vendim, Google do ta ekzekutojë javën e ardhshme për shkak të legjislacionit të ri sipas të cilit botuesit mund t’i ngarkojnë motorët e kërkimit për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Në një deklaratë, gjiganti global i kërkimit në Internet, tha se ligji i ri e bën shërbimin e kompanisë, Google News të paqëndrueshëm dhe se "me trishtim të vërtetë", ajo ka vendosur që ta heqë versionin spanjoll nga Google News, dhe ta mbyll shërbimin e saj në Spanjë më 16 dhjetor, raporton Reuters.

Në njoftim më pas është thënë se Google News nuk shfaq reklama dhe nuk bën asnjë të ardhur nga shërbimi, edhe përkundër bindjes që ky shërbim i Google është jashtëzakonisht fitimprurës. (Telegrafi)