Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Sipas një studimi, teknologjia e re me Al mund të zbulojë shenjat e hershme të më shumë se 1,000 sëmundjeve, shumë kohë përpara shfaqjes së simptomave.
Algoritmi kompjuterik i quajtur MILTON, analizon rezultatet e testeve të pacientit të mbledhura zakonisht nga mjekët e përgjithshëm për të zbuluar modelet në të dhëna – dhe për të parashikuar me besim të lartë një diagnozë të sëmundjes shumë vite më vonë.
Gjiganti farmaceutik AstraZeneca, i cili zhvilloi mjetin me Al, tha se do të përshpejtojë zhvillimin e trajtimeve më efektive dhe të synuara.
Por, gjithashtu po i bën të dhënat lirisht të disponueshme për studiues të tjerë, të cilët mund të zhvillojnë teste diagnostikuese që lejojnë trajtimin e hershëm parandalues të sëmundjeve.
Bëhet e ditur se MILTON analizoi të dhënat nga 67 biomarkues klinik rutinë, duke përfshirë rezultate të detajuara nga testet e gjakut dhe urinës, kontrollet mbi presionin e gjakut dhe performancën e frymëmarrjes, si dhe peshën, moshën dhe gjininë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu shikoi të dhënat nga 50,000 vullnetarë të Biobank, mbi 3,000 proteina të gjetura në plazmën e gjakut që luajnë një rol kritik në shumë funksione të trupit, duke përfshirë sistemin imunitar dhe hormonal.
Siç raportohet, mjeti me AI ishte në gjendje të zbulonte modele delikate në të dhënat që do të kishin qenë të padukshme për syrin e njeriut dhe t’i lidhte ato me sëmundjet me të cilat pacientët u diagnostikuan deri në një dekadë ose më shumë më vonë.
Performanca e tij parashikuese u vlerësua si “e jashtëzakonshme” për 121 sëmundje dhe “shumë parashikuese” për 1,091 të tjera, sipas studimit të botuar në revistën Nature Genetics.
Prof. Dusko Ilic, i Shkencave të qelizave burimore, King’s College London (KCL), tha se fuqia parashikuese e MILTON ishte “e jashtëzakonshme”, duke rritur mundësinë e ndërhyrjes së hershme, trajtimeve më të personalizuara dhe kostove më të ulëta të kujdesit shëndetësor.
Por ai paralajmëroi: “Kam disa shqetësime në lidhje me përdorimin etik të tij.
“Aftësitë e fuqishme parashikuese të këtij mjeti, nëse nuk rregullohen, mund të keqpërdoren nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore ose punëdhënësit për të vlerësuar individët pa dijeninë ose pëlqimin e tyre. Kjo mund të çojë në diskriminim dhe shkelje të privatësisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Koleksion i orëve të frymëzuara nga shenjat e horoskopit

Ky është interneti më i shpejtë në botë - shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

Ndryshim drastik vjen për telefonat e Xiaomi

Samsung i ri do të jetë telefoni më i holli deri më tani?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë