LAJMI I FUNDIT:

Qeveritë rrisin kërkesat për censorim në Facebook

Qeveritë rrisin kërkesat për censorim në Facebook

Tani më shumë se kurrë, qeveritë në mbarë botën janë të etura për të marrë në duart e tyre të dhënat në lidhje me përdoruesit e Facebook - dhe tani më shumë se kurrë, ata duan ta heqin përmbajtjen e padëshiruar, dhe ta zhdukin atë nga rrjeti më i madh social në botë.

Kërkesa globale e mbikqyrjes për të dhënat e përdoruesve të Facebook në gjysmën e parë të vitit 2014 është rritur për 24%, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2013, thuhet sipas raportit të transparencës së rrjetit social Facebook.

Një total prej 34.946 kërkesave janë bërë në mes të janarit dhe qershorit, duke përfshirë mesazhet, IP adresat dhe informacione rreth llogarisë së përdoruesve.

Censura po ashtu është në rritje në mbarë botën; krahasuar me qershor deri në dhjetor 2013, sasia e përmbajtjes së censuruar në Facebook është rritur me 19%, sipas raportit.


Në raportin e transparencës, është përfshirë edhe Shqipëria duke detajuar kërkesat e qeverisë për të dhëna të përdoruesve. Përgjatë periudhës janar – qershor të këtij vitit, kërkesa për të dhëna e përdoruesve janë 4, ndërsa llogari të prekura janë 6, kur në total këto përbëjnë një rritje me 75 % krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa Qeveria e Kosovës përgjatë gjysmës së parë të këtij viti ka bërë 9 kërkesa për të dhëna përdoruesish, ku janë prekur plot 25 llogari. Kjo përbën një rritje me 44 % krahasuar me një vit më pare. Maqedonia pothuaj qëndron në një linjë me Kosovën ku në total janë bërë 10 kërkesa dhe prekur 12 llogari të përdoruesve, një rritje me 40 % krahasuar me një vit më parë. Për Serbinë nuk shfaqen të dhëna, ndërsa qeveria e Malit të Zi ka bërë në total 2 kërkesa dhe janë prekur 2 llogari, raporton, PC World Albanian.

Facebook nuk është shërbimi i vetëm që ka parë një rritje të tillë të mprehtë në kërkesat e mbikqyrjes dhe censurës së përmbajtjes së saj.

Në shtator, Google zbuloi se kërkesat për të dhënat e përdoruesve të saj nga qeveritë e vendeve të ndryshme të botës janë rritur për 15% në krahasim me gjashtë muaj më parë, që do të thotë një rritje prej 150% gjatë pesë viteve. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologjia e AI mund të zbulojë shenjat e hershme të mbi 1,000 sëmundjeve, thonë studiuesit

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Mini Mac i ri nuk do t'i ketë këto porte

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Kalo në kategori