LAJMI I FUNDIT:

Business Tuesday #11 – Android vs iOS vs Windows Phone

Business Tuesday  #11 – Android vs iOS vs Windows Phone

"Business Tuesday" i njëmbëdhjetë me radhë, organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të fokusohet në një diskutim mbi temën “Android vs iOS vs Windows Phone”. Business Tuesday #11 mbahet të martën më 3 shtator 2013 nga ora 17:15 deri në 19:30 në ambientet e Innovation Centre Kosovo.

Prania e telefonave mobil – sidomos të atyre të njohur si smartphones tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së njerëzve në botë por edhe në Republikën e Kosovës. Jo rrallëherë smartphones-at përdoren edhe për qëllime komerciale dhe si mjete pune. Por cilat aplikacione për smartphonesa janë më të mira për secilin?

Në Business Tuesday #11 diskutimi do të fokusohet në lloje të aplikacioneve të krijuara për smartphones. Dilema mbetet se cilin duhet zgjedhur: iOS, Android apo Windows Phone? Në përgjithësi varet nëse synohen aplikacionet e fundit dhe më të mirat? – e në këtë rast përgjigja është iOS. Të gjithë njerëzit që përdorin iOS janë të gatshëm të paguajnë për aplikacionet dhe tiparet tjera. Zhvilluesit e aplikacioneve synojnë të kenë fitim, poashtu Por nëse kërkohet një smartphone i thjeshtë atëherë – Windows Phone dhe iOS janë zgjidhjet e duhura. Pajisjet më të lira në treg funksionojnë në Android. Por, çmimi i pajisjes është vetëm njëra pjesë e tregimit! A është zbavitja e pashmangshme? Përdoruesit e iOS ndryshe nga platformat tjera luajnë dhe zbaviten më së shumti. Nëse kërkohet kontroll i plotë mbi telefon – atëherë zgjedhje e parë është Android. Mund të zgjedhni gati gjithçka ju duhet, madje edhe të zhvilloni dhe ngarkoni aplikacionet e juaja. Tek e fundit, thjeshtë mund të jeni adhurues i një brendi të caktuar. Jo pak njerëz i ngatërrojnë telefonat me softuerin që e përdorin. iOS, Android dhe Windows Phone janë konkurruesit më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për softuer dhe aplikacione që përdoren në pajisje të ndryshme telefonike.

Në Android pohojnë se kjo është platforma më e fuqishme mobile dhe se nuk ka softuer tjetër të ngjashëm me të. Google e ka krijuar Androidin dhe Google kujdeset për funksionimin më të mirë të aplikacioneve në të. Në anën tjetër deri në gusht të vitit 2013, Apple App Store përmbante më shumë se 900,000 iOS aplikacione, 375,000 nga të cilat të përshtatura edhe për iPad. Të gjitha këto të shkarkuara më shumë se 50 miliard herë. Por, nuk duhet harruar Windows Phone.


Me qëllim të diskutimit të temës se cila nga këto platforma në Business Tuesday #11 kemi ftuar disa persona me përvojë në fushën e softuerit të dedikuar për smartphones. Kështu Betim Drenica do të flasë mbi temën “Windows Phone me aplikacione përballë konkurrentëve”, ndërsa Bujar Mulliqi do prezantojë mbi temën “Përparësitë dhe dobësitë e iOS”. Prezantimet do të mbyllen me Milot Shalën që do të flas mbi temën “Diskutim mbi platformën dhe aplikacionet e Android” e që realizohet përmes Skype-it. Pas prezantimeve të pranishimit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim të hapur lidhur me temën.

Business Tuesday, është një ngjarje e organizuar nga Innovation Centre Kosovo që mbahet çdo të parën të martë të muajit përkatës, duke u fokusuar rreth një temë të caktuar, mbi të cilën thirren profesionistë të ndryshëm për të folur dhe për të ndarë përvojën e tyre me një audiencë të gjerë. Ngjarja është e orientuar kah dialogu për biznes dhe shoqërohet gjithnjë me pjesën e fundit për takime/diskutime dhe me pije/kafe për pjesëmarrësit. Business Tuesday” është i inspiruar nga praktika e ngjarjeve të ngjashme që organizohen në Skandinavi.

Nëse keni pyetje ose sygjerime, mund të na shkruani në events@ickosovo.com

Athene Prosjektledelse, nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme