LAJMI I FUNDIT:

Qeveritë e 74 shteteve kanë “përgjuar” Facebook-un

Qeveritë e 74 shteteve kanë “përgjuar” Facebook-un

Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë kërkuar informacione për mbi 38.000 përdorues të rrjetit social Facebook.com, dhe këtë e kanë bërë për gjashtë muajt e parë të vitit 2013, raporton BBC.

Raporti për kërkesat globale të qeverive ndaj Facebook i cili është publikuar për herë të parë nga rrjeti social, jep detaje për kërkesat e 74 qeverive të ndryshme të botës për të dhëna të përdoruesve të saj.

SHBA-ja përbën më shumë se 50 përqindëshin e këtyre kërkesave, pasi që ajo ka kërkuar të dhëna për më shumë se 20.000 përdorues të Facebook.

Ndërsa, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar nga Facebook të dhëna për 2.337 përdorues.


“Ne do të vazhdojmë t’i luftojmë këto kërkesa, sidomos kur ato nuk plotësojnë të gjitha kërkesat e nevojshme ligjore” ka thënë njëri ndër zyrtarët ligjor të Facebook.

Facebook dhe kompanitë tjera të teknologjisë janë kritikuar për mbështetjen ndaj Agjencisë Kombëtaretë Sigurisë, të cilës besohet se i kanë dhënë informata të fshehta të përdoruesve të tyre.

Ligji federal amerikan i jep qeverisë autoritetin të kërkojë të dhëna të pa ndonjë urdhër të veçantë gjyqësor. / Telegrafi /