LAJMI I FUNDIT:

Steve Ballmer në pension brenda 12 muajsh

Steve Ballmer në pension brenda 12 muajsh

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer ka paralajmëruar se do të pensionohet nga gjiganti i teknologjisë brenda 12 muajve të ardhshëm.

Vlera e aksioneve të Microsoft menjëherë është ndikuar nga ky lajm, duke u rritur për 9%, pasi që Ballmer ishte kritikuar nga kritikët për strategji të dobët në industrinë mobile.

Ballmer, i cili muajin e kaluar paralajmëroi ristrukturimin e kompanisë, në deklaratën e tij për pensionimin tha: "Nuk ka kurrë një kohë të përkryer për këtë lloj tranzicioni, por tani është koha e duhur”.


"Ne kemi nevojë për një drejtor ekzekutiv i cili do të punojë në periudha afatgjatë për këtë drejtim të ri."

Kompania më e madhe në botë për softuer ka krijuar një komitet të veçantë për të gjetur një zëvendësim për Ballmer. Ky komitet përfshin edhe themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Ballmer, 57 vjeçar e zëvendësoi miliarderin Bill Gates në vitin 2000. Ai dhe Gates u takuan në vitin 1973 sa ishin në studimet në Universitetin e Harvardit. Ballmer iu bashkua kompanisë në vitin 1980. / Telegrafi /