LAJMI I FUNDIT:

Itrendin – platformë e re sociale nga Kosova

Itrendin – platformë e re sociale nga Kosova

Itrendin, një platformë e re sociale në internet, do të synojë që të sjell një prespektivë të re për lidhjen në mes ngjarje-person dhe trend-person nё industrinë e internetit.

Interneti në ditët e sotme ka një numër të madh të platformave sociale që ofrojnë një shumëllojshmëri të shërbimeve, megjithatë, kjo do të jetë platforma e parë online duke synuar të ndjek një numër të madh të trendeve dhe ngjarjeve në mënyrë që të ofrojë një mundësi të re të organizimit, paraqitjes dhe komunikimit të informacionit për përdoruesit. Itrendin ka filluar funksionimin e plot në korrik 2013 dhe platforma ende është në versionin Beta të saj.

Përdoruesit e itrendin.com kanë mundësi të ndjekin postimet më të mira nga qytete të ndryshme të Kosovës. Për më shumë, përdoruesit mund të përzgjedhin një qytet ku do të gjejnë foto, video, statuse si dhe eventet mëinteresante nga ai qytet. Itrendin gjithashtu përzgjedh videot, eventet, si dhe fotot më të pëlqyera duke iu dhënë mundësin që postimet tuaja tëndiqen nga një numër i madh i njerëzve. Për të gjithë ata që dëshirojnë të organizojn një ngjarje, apo të publikoni një shkrim, foto apo video atëherë në itrendin.com mund të fitoni një popullaritet pasiqë publikimet tuaja shikohen jo vetëm nga shoqëria juaj por nga i gjithë qyteti.

Për të përdorur itrendin ju duhet që fillimisht të regjistroheni në www.itrendin.com, me çrast edhe krijoni profilin tuaj.
https://www.facebook.com/iTrendin