LAJMI I FUNDIT:

Facebook me projekt për ofrimin e internetit tek 5 miliardë njerëz

Facebook me projekt për ofrimin e internetit tek 5 miliardë njerëz

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg ka përfshirë gjigantët e industrisë, si Samsung Electronics, Qualcomm dhe katër kompani të tjera në një projekt që synon të sjellë qasje të internetit për njerëzit në mbarë botën të cilët nuk mund ta përballojnë atë, për t’i minimizuar përpjekjet e bëra nga Google dhe të tjerët, për një iniciativë të ngjashme.

Projekti i nisur nga Facebook është quajtur Internet.org dhe do të nisë të mërkurën. Ai fokusohet në mundësimin e internetit për 5 miliardë njerëz të cilët aktualisht janë pa të, ka thënë Zuckerberg.

"Qëllimi i Internet.org është që të ofrojë qasje në internet për dy të tretat e botës të cilët nuk janë të lidhur ende në rrjet, dhe për të sjellë të njëjtat mundësi siç i ka sot njëra e treta e botës," tha më tej Zuckerberg.

Lojtarët e tjerë në projekt përfshijnë edhe emrat e kompanive të mëdha si; Ericsson, Mediatek, Nokia dhe Opera Softëare.
Partneriteti do të zhvillojë telefona të mençur me kosto më të ulët, cilësi më të lartë dhe të ofrojë qasje në internet edhe për komunitetet të cilat deri më sot kanë mbetur të pa shërbyera me rrjet, tha kreu i Facebook, raporton Reuters.


Në anën tjetër, Google në qershor të këtij viti kishte thënë se ka lëshuar një rrjet të vogël të balonëve në Hemisferën Jugore, në një eksperiment me të cilin ajo shpreson që të sjell qasje të mirë të internetit edhe tek rajonet më të largëta në botë.

Pilot projekti i Google i quajtur Project Loon në qershor është lëshuar në Zelandën e Re, përmes balonave që përdorin energjinë solare nga era e cila i lëviz balonat me një shpejtësi rreth dy herë më të madhe sesa aeroplanët. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Apple po prezanton iPhone 16 dhe pajisjet e tjera siç është iOS me inteligjencë artificiale

Teknologji
Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Prezantohet ora e mençur Apple Watch Serie 10

Teknologji
AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

AirPods 4 do të kushtojnë 179 dollarë – detaje për kufjet nga Apple

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
Kalo në kategori