LAJMI I FUNDIT:

Google Chrome vendos kontrollin prindëror

Google Chrome vendos kontrollin prindëror

Nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi të cilët kur hyjnë në internet shfletojnë gjëra që nuk duhet, atëherë shfletuesi numër një në internet, Google Chrome është duke punuar në një funksion të ri të kontrollit prindëror, të cilin thuhet se do ta aktivizojë së shpejti.

Njoftimi për tiparin e ri në shfletuesin e internetit është publikuar në blogun e Chrome kushtuar zhvilluesve.

Sipas pohimeve në këtë blog, disa nga tiparet e kontrollit prindëror tashmë janë integruar në shfletues, mirëpo të njëjtat ende nuk janë vënë në punë.

Përdoruesit e Chrome do të mund t’i shohin disa llogari në një kompjuter të vetëm, dhe për t’i parë ato ata nuk duhet të jenë të lidhur me profiling e tyre të Google.


Çdo llogari do të ketë bookmarks individuale dhe historinë e shfletimit, varësisht nga përdoruesit. Dhe disa llogari mund të caktohen për të mbikëqyrur llogaritë e tjera, dhe më pas të zgjedhin se çfarë lloj faqesh duhet filtruar. Ky funksion besohet se do t’i gëzojë prindërit të cilët kanë fëmijë që rrinë shpeshëherë në kompjuterë. / Telegrafi /