Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2013 në Kafe Bar “Retro” në Prishtinë, do të sjellë në një vend shumë prej atyre që ishin prezentë në ngjarjet e rëndësishme, si Startup Weekend, AppCamp, WikiAcademy e Social Innovations Camp.
Pas tri edicioneve të organizuara nën ombrellën e Innovation Centre Kosovo brenda një periudhe prej më pak se një viti, pjesëmarrës të Startup Weekend do të jenë prezentë për të ndarë eksperiencën e tyre gjatë dhe pas kësaj maratone 54-orëshe, e cila u jep mundësinë njerëzve që të kalojnë nëpër ujërat e ndërmarrësisë dhe të sfidojnë vetën drejt krijimit të vendeve të reja të punës në vend të gjetjes së tyre.
Dijon Vula e Dren Imeraj, themelues të Smart Squared, një vit më vonë pasi morën vendin e parë në edicionin e majit të vitit 2012 të Startup Weekend, po vazhdojnë punën në hulumtim dhe zhvillim të produktit të tyre, që është një sistem për automatizim të shtëpisë dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.
Dorjan Berishaj e Agon Avdimetaj, të njohur për punën e tyre me Math 4 Kids, gjithashtu një ekip nga Startup Weekend, dhe më pas me punën me Skendermen në AppCamp Kosovo, e së fundi edhe me lansimin e kompanive Appsix e Netsix, kanë se çfarë të tregojnë për rrugëtimin e tyre më pak se njëvjeçar prej studentëve në shkenca kompjuterike drejt krijimit të vendeve të reja të punës, kontributit drejt zhvillimit të tregut të aplikacioneve në Kosovë, e debutimit të shërbimeve edhe në tregun ndërkombëtar. Me ta do të jenë prezentë edhe pjesëmarrës tjerë nga edicioni i parë i Appcamp Kosovo, organizuar nga IPKO Foundaiton, e të cilët do të jenë pjesë e diskutimit.
Mungesa e përmbajtjes online për Kosovën veçanërisht në enciklopedinë më të madhe në botë Wikipedia, mblodhi këtë vit mjaft shumë pjesëmarrës që krijuan tema të ndryshme e shumë prej të cilëve do të jenë prezent në këtë BarCamp, ku veçanërisht Furtuna Sheremeti dhe Narona Ahmeti do të japin më shumë detaje prej eksperiencës së arritur deri më sot.
Mic Sokoli, do të ndajë me pjesëmarrësit eksperiencën e tij nga edicioni i dytë Social Innovation Camp organizuar nga Innovations Lab Kosovo, duke treguar karakterin social të garës dhe atë që është zhvilluar bashkë me ekipin, për të trajtuar një prej problemeve të mungesës së hapësirave të parkimit në Kosovë, në qytete të ndryshme.
Retro Café është një ambient mjaft relaksues në Prishtinë dhe ka një hapësirë të madhe prapa për një takim të hapur të komunitetit, kurse për pjesëmarrësit që vijnë me kohë ka edhe pije falas. Sponsor medial të BarCamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ku veçanërisht në Twitter mund të kërkoni më shumë me hashtag #bcprishtina.
Linku i ngjarjes ne facebook: https://www.facebook.com/events/527535287310428/?ref=22
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar