Edhe pse më pak se një vit si nxënës i shkëmbyer nga Kosova në SHBA, Altin Ukshini veçse ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për komunitetin open-source (me kod të hapur) në Louisville, duke shtyrë para edicionin e parë të një ngjarje të rëndësishme të quajtur Midwest Open Source Software Conference (MOSSCon), ku janë mbledh mbi 20 folës të temave të ndryshme dhe me sponzorizim prej nëntë organizatave dhe përfaqësues nga Mozilla.
Edhe pse ende në shkollë të mesme, Altin Ukshini sot zuri vend në ballinën e http://www.louisvillecardinal.com/ duke treguar për punën që ka bërë për MOSSCon, që do të mbahet me 18 dhe 19 maj në Swain Student Activities Center në Louisville, SHBA – konferenca mirërpret fillestarë, por folësit do të jenë me tema më të avancuara. Ligjëratat do të jenë në dy seanca paralele dhe pjesëmarrësit mund të zgjedhin atë që dëshirojnë.
Ukshini një figure aktive edhe në komunitetin Open Source në Kosovë, përkatësisht me FLOSSK e me projekte tjera, ka thënë për LouisvilleCardinal se konferenca ka kërkuar mjaft shumë punë, megjithëse është diçka me të cilën krenohet. “E di se pasi të largohem nga ky vend, do të kem lënë diçka prapa”.
Ukshini ka arritur në Louisville në gusht të vitit 2012 nga Kosova, dhe pas kësaj është përfshirë në aktivitete të LVL1 Hackerspace, por edhe ka filluar që të nxis zhvillimin e Open Source në Kentucky. “MOSSCon është e nxitur nga komuniteti, është prej njerëzve, për njerëzit” tha Altini, duke shtuar se konferenca synon që të nxis interestimin e njerëzve në teknologji me kod të hapur të cilat përshtaten edhe në punë dhe në argëtim, ngjashëm sikurse softuerët me pagesë.
Pas MOSSCon, ku është përzgjedhur president Altin Ukshini për shkak të kontributit të dhënë, ai do të kthehet në Kosovë për të përfunduar klasën e 13’të, ndërsa shpreson që të kthehet në SHBA sërish për të ndjekur edukimin e mëtutjesëm, kurse shprehet për Lousiville Cardinal se me atë çka ka mësuar në organizimin e konferencës do të kontriboj më shumë në vendin e tij.
Kohë më parë kemi raportuar për një tjetër nxënës të shkëmbyer në SHBA, përkatësisht për Gent Thaçin, i cili gjithashtu ka lënë gjurmë aty ku ka shkuar. Raste të këtilla janë raste të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyera të njerëzve meritor që dërgohen për përvoja të këtilla në shtete si SHBA, pasi që ata bëjnë punë të madhe duke përfaqësuar në rend të parë vendin prej kah vijnë, e duke treguar se një vend i vogël me bazë në qendër të Ballkanit, mund të bëjë ndikim edhe në gjigant industrial si SHBA. /Telegrafi/Digjitale/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar