LAJMI I FUNDIT:

Nokia thotë se nuk do të prodhojë më telefona mobil!

Nokia thotë se nuk do të prodhojë më telefona mobil!

Nokia ka pohuar se nuk e ka ndërmend të krijojë telefona të mençur mobil përsëri, edhe pse disa raporte mediale pohonin të kundërtën këtyre ditëve.

Javën e kaluar ishte thënë se Nokia është gati për të hyrë përsëri në biznesin e telefonave mobil, edhe përkundër faktit se ajo e ka shitur këtë njësi të biznesit tek Microsoft vitin e kaluar.

Por kohet e fundit, presidenti i Nokia’së e ka konfirmuar se të gjitha këto ishin spekulime. "Këto raporte janë të rreme, dhe të njëjtat i atribuohen kompanisë tonë gabimisht" thuhej në deklaratën e Nokia-së.

"Nokia përsërit se ajo aktualisht nuk ka plane për prodhimin ose shitjen e telefonave mobil."


Sipas kushteve të marrëveshjes së Nokia me Microsoft, kompania nuk do mundet të lansojë një telefon të mençur mobil deri në fund të 2016. (Telegrafi)