LAJMI I FUNDIT:

Acer prezanton Liquid X2, me tre SIM kartela

Acer prezanton Liquid X2, me tre SIM kartela

Çdokush që ka disa telefona mobil sepse i ka disa numra, me siguri se do të jetë i interesuar për modelin e ri të telefonit të cilin Acer e ka zbuluar këtë javë.

Modeli i ri i telefonit të Acer është quajtur Liquid X2 dhe një nga veçoritë më të mëdha të pajisjes është se e njëjta ofron mundësinë e përdorimit të tre SIM kartelave njëkohësisht. Telefonat e ngjashëm zakonisht ofrojnë deri në dy SIM kartela për përdoruesit.

Liquid X2 gjithashtu ka një bateri masive prej 4000 mAh, e cila duhet të zgjasë gjatë gjithë ditës edhe për përdoruesit më aktivë në telefon.

Acer zbuloi këtë model të ri të telefonit në të njëjtën shfaqje ku kompania prezantoi disa produkte të tjera, duke përfshirë edhe tabletin e kushtuar lojrave – Predator.


Liquid X2 ka edhe procresorin me 64-bit okta-core, ekranin me 5.5-inç, si dhe kamerat me 13MP para dhe pas.
Çmimi i Liquid X2 është ndoshta misteri më i madh i këtij telefoni, të cilin Acer ende nuk e ka zbuluar. (Telegrafi)