LAJMI I FUNDIT:

Ju ka humbur telefoni? Ja si ta gjeni

Ju ka humbur telefoni? Ja si ta gjeni

Nëse ju ka humbur telefoni, Google ju ndihmon ta kërkoni.

Google ka ndërtuar një funksion të ri që i lejon përdoruesit të gjejnë telefonat e tyre të humbur, sa herë që ata janë të lidhur me internetin.

Thjesht shtypni "gjej telefonin tim" në motorin e kërkimit në Google, dhe ai do t’ju tregojë vendndodhjen e celularit në një hartë, duke i lejuar përdoruesit të telefonojnë në mënyrë që telefoni të mund të gjendet.

Ky lloj aplikacioni mund të gjendet nëse keni versionin e fundit të Google në telefon, por edhe përmes internetit nga kompjuteri. Google ju ndihmon që t’i telefononi telefonit tuaj, ose mund ta shihni në një hartë, nëse telefonin e keni harruar në një lokal.