LAJMI I FUNDIT:

Oppo R7 shfaqet i plotë dhe fare “pa” korniza

Oppo R7 shfaqet i plotë dhe fare “pa” korniza

Para një kohe në internet ishin shfaqur disa pamje të telefonit të ri të Oppo, i cili dallohet për nga dizajni i ekranit i cili pothuajse vjen fare pa korniza. Tani, pamjet e reja dhe të finalizuara të Oppo R7 janë shfaqur online, për të dhënë një perspektivë edhe më të qartë për telefonin e ri të kompanisë.

Siç mund ta shohim nga fotografitë, Oppo R7 është një telefon shumë i hollë dhe me kornizat më të holla të mundshme, të cilat mezi vërehen dhe japin përshtypjen e një ekrani pa korniza.

Megjithatë, përpos dizajnit të telefonit ende nuk ka shumë detaje për specifikat e tij, përveç pritjeve se i njëjti do të vijë me ekranin full HD me 1920 x 1080 piksel apo në Quad HD.

Telefoni i ri i Oppo, R7 thuhet se do të vijë me procesorin me 8 core, dhe me së paku 2GB RAM, ndërsa është shumë e mundshme që të ofrojë edhe 3GB RAM. (Telegrafi)