IPKO e ka pasuruar ofertën e saj të telefonave të mençur mobil edhe me 26 lloje të ndryshme të telefonave, duke përfshirë edhe modelet e avancuara si HTC One M8, Samsung Galaxy S5 dhe Huawei Ascend P7.
Operatori i vetëm mobil kosovar që e ofron telefonin më të famshëm në botë, Apple iPhone 6, tani në listën e telefonave të mençur mobil ka shtuar edhe 26 modele tjera të telefonave mobil nga prodhuesit kryesor botëror, që përfshijnë emrat e kompanive të mëdha sikurse Samsung, Sony, LG, HTC, Nokia, Huawei, Lenovo dhe Alcatel.
“Me ofertën e re, IPKO ofron zgjidhje dhe shumëllojshmëri të telefonave të mençur të cilët ofrojnë përvojë edhe më të mirë konsumatore gjatë kombinimit me pakot e internetit tonë mobil. Dhe si operatori i vetëm në Kosovë me rrjetin 4G, në ofertën tonë të telefonave të mençur ne kemi shtuar edhe modelet më të avancuara që e përkrahin rrjetin më të shpejtë mobil në Kosovë – atë 4G”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO.
Në mesin e modeleve të reja të telefonave është edhe modeli i famshëm i telefonit të HTC në Android, HTC One M8 bashkë me HTC One Mini 2 , gjenerata e fundit e telefonit të Samsung – Galaxy S5, modelet e Nokia Lumia – përkatësisht modelet Lumia 625 dhe Lumia 520, më pas edhe tre modelet e linjës HTC Desire (310, 510 dhe 816), Huawei Ascend P7, Sony Xperia M2 dhe Xperia E1, Alcatel One Touch Mini, Lenovo Vibe X 5960, LG L90, Vivax SMART Point X40 Pro dhe modele të tjera nga këta prodhues.
Të gjitha llojet e telefonave të mençur të ofruar nga IPKO ofrohen me mundësinë e blerjes vetëm të telefonit si pajisje, por edhe në atë të blerjes së telefonit me pakon e telefonisë mobile që përfshin mbushje të telefonit prej 60 ose 120 euro.
Për secilin model të zgjedhur të telefonit, IPKO ofron garancion 12 mujor dhe servisim të pajisjes, në rast të nevojës.
Çmimet e telefonave të ofruar nga IPKO fillojnë prej 49 euro, për modelin e Alcatel 2010.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Emetimet e Google rriten gati 50 për qind në pesë vjet për shkak të kërkesës për energji të AI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-4-380x233.png)
Emetimet e Google rriten gati 50 për qind në pesë vjet për shkak të kërkesës për energji të AI
![Bezos do të shesë pesë miliardë dollarë aksione të Amazon pasi aksionet e kompanisë arrijnë rekord të lartë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_9-5-380x233.png)
Bezos do të shesë pesë miliardë dollarë aksione të Amazon pasi aksionet e kompanisë arrijnë rekord të lartë
![Japonia lëshon kartëmonedha të reja me hologram 3D për të parandaluar falsifikimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2-6-380x233.jpg)
Japonia lëshon kartëmonedha të reja me hologram 3D për të parandaluar falsifikimin
![Bezos do të shesë pesë miliardë dollarë aksione të Amazon pasi aksionet e kompanisë arrijnë rekord të lartë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_9-5-380x233.png)
Bezos do të shesë pesë miliardë dollarë aksione të Amazon pasi aksionet e kompanisë arrijnë rekord të lartë
![Japonia lëshon kartëmonedha të reja me hologram 3D për të parandaluar falsifikimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2-6-380x233.jpg)
Japonia lëshon kartëmonedha të reja me hologram 3D për të parandaluar falsifikimin
![Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-33-380x233.png)
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
![iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_10-3-380x233.png)
iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë "bashkë me të"
![Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_16-3-380x233.png)
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"
![Emetimet e Google rriten gati 50 për qind në pesë vjet për shkak të kërkesës për energji të AI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_6-4-380x233.png)
Emetimet e Google rriten gati 50 për qind në pesë vjet për shkak të kërkesës për energji të AI
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden