LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh dimensionet e Samsung Galaxy S6

Merren vesh dimensionet e Samsung Galaxy S6

Samsung Galaxy S6 pritet të sjell dizajn të ri dhe cilësi më të mirë në përgjithësi, sepse në versionet e kaluara të telefonit disa nga aspektet e tij ishin kritikuar, dhe tani me siguri se Samsung do të mundohet ti përmirësojë ato.

Edhe pse zyrtarizimi i këtij modeli ende nuk është bërë nga Samsung, kompania jugkoreane tashmë ka filluar ta nxis publikun me disa detaje të këtij modeli, për të cilin ka thënë se do të jetë inovativ.

Spigen tashmë i ka listuar mbështjellësit e Galaxy S6 në Amazon, raporton Droid-Life duke e lënë të kuptohet se tashmë dihen dimensionet e Samsung Galaxy S6, pozicionin e kamerës së pasme dhe sensorin e të rrahurave të zemrës.

Sipas këtij publikimi thuhet se Spigen ka qenë e saktë edhe në të kaluarën me detajet për telefonat e Samsung dhe telefonat tjerë, për të cilët në shumicën e rasteve i ka zbuluar detajet dhe mbështjellësit e tyre para se këta telefona të lansohen.


Bazuar në këto fotografi thuhet se Galaxy S6 do të vijë në këto dimensione; 143.52 x 70.70 x 7.19 mm. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori