LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton modelet e telefonave të Project Ara

Google prezanton modelet e telefonave të Project Ara

Google është më afër se kurrë për t’i bërë telefonat e mençur modular një realitet.

Në konferencën e dytë të zhvilluesve për Project Ara të mërkurën, kompania zbuloi prototipin e saj më të përparuar të telefonit modular, së bashku me planet e saj për një pilot-program që do të vëjë teelfonat e saj modulare në duart e konsumatorëve në Puerto Riko këtë vit.

Project Ara është një projekt ambicioz i Google për ta krijuar një platformë të telefonave modular.

Qëllimi i këtij projekti është që tu mundësojë përdoruesve ti ndërrojnë pjesët individuale të telefonit, sikurse baterinë, procesorin ose kamerën, pa e ndërruar krejt telefonin.


Paul Eremenko nga Google e ka prezantuar Spiral 2, prototipin e ri të telefonit Ara që mundëson realizimin e thirrjeve 3G. Spiral 2 bazohet në versionin e dytë të Modular Development Kit (MDK) të Google për Project Ara, që ofron një referencë të dizajnit për zhvilluesit të cilët dëhsirojnë të krijojnë modulet e tyre vetanake.

Eremenko tha se Google aktualisht ka 11 module prototip por plani është që përfundimisht të ketë 20-30 module në dispozicion për palët e treta.

Pjesët e Spiral 2 janë mund të personalizohen me ngjyra me rezolucion të lartë kështu që secili modul mund të ketë dizajnin e vet.

Spiral 3, versioni i ardhshëm i prototipit që pritet të dal më vonë këtë vit, do të ketë funksionalitetin e rrjetit 4G LTE dhe do të jetë i pajisur me antena të përmirësuara, të cilat Eremenko tha se "do ta ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme performancën e telefonit." (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori