LAJMI I FUNDIT:

Huawei e prezanton modelin e ri, Ascend P7 Sapphire Edition

Huawei e prezanton modelin e ri, Ascend P7 Sapphire Edition

Huawei sapo e ka zyrtarizuar modelin e saj më të ri të telefonit të paralajmëruar më herët, Huawei Ascend P7 Sapphire Edition, të cilin kompania kineze do ta ofrojë në tregun kinez duke filluar nga tremujori i tretë i vitit.

Huawei Ascend P7 Sapphire Edition vjen me karakteristikat e avancuara, duke përfshirë edhe xhamin prej safiri.

Ascend P7 Sapphire Edition e kapërcen dizajnin e ekraneve të telefonave të ndjeshëm në prekje, sepse siguron forcën dhe qëndrueshmërinë e ekranit, dhe është materiali i dytë më i fortë në botë, pas diamantit, thuhet në njoftimin e kompanisë kineze për lansimin e telefonit të saj më të ri. (Telegrafi)