LAJMI I FUNDIT:

Motorola prezanton Moto G

Motorola prezanton Moto G

Bashkë me prezantimin e Motorola Moto X, Motorola gjithashtu e ka paralajmëruar pajisjen e re mobile ne Android, gjeneratën e re të Moto G, dhe tani janë bërë publike edhe detajet e telefonit të lirë në platformën e Google.

Modeli i ri i Moto G vjen me ekranin prej 5 inç në HD me rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa pajisja ofron edhe procesorin quad core 1.2GHz Snapdragon 400 me Adreno 305 GPU, plus 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të Moto G përfshijnë zgjedhjen e memories prej 8GB ose 16GB, bashkë me kartelën microSD dhe baterinë prej 2,070 mAh.

Pjesa më e mirë për versionin e ri të Moto G është çmimi, pasi që telefoni do të shitet për 179.99 dollarë.
Sa i përket kamerave, Moto G sjell kamerën e përparme me 2MP dhe atë të pasmen me 8MP f/2.0, si dhe Android 4.4.4 KitKat. (Telegrafi)