LAJMI I FUNDIT:

Dropbox ofron 50GB hapësirë falas në Galaxy Note 4

Dropbox ofron 50GB hapësirë falas në Galaxy Note 4

Samsung dhe Dropbox janë bërë bashkë për ti siguruar blerësit e rinj të fabletit të Samsung, Galaxy Note 4 me një bonus të bukur.

Si ju tingëllon pajisja me 50GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, krejtësisht falas? Dhe kur dihet se me S Pen të Samsung Galaxy Note 4 ju mund të krijoni shumë përmbajtje, blerja e fabletit të ri të Samsung ka edhe më shumë kuptim, duke mos lënë anash asnjëherë karakteristikat super të avancuara të Note 4.

Dhe duke filluar nga ky muaj, ata që e blejnë Samsung Galaxy Note 4 do ta kenë të para-instaluar aplikacionin e Dropbox, me qasje dhe hapësirë të mjaftueshme.

Lexuesi i dokumenteve që ofron fableti do t’ju lejojë të ruani dokumentet në Dropbox, me vetëm një trokitje të lehtë. Qasja në hapësirën e ofruar do të vlejë për dy vjet. (Telegrafi)