Shifrat e fundit të kompanisë së hulumtimeve Kantar për tremujorin që ka përfunduar deri në korrik kanë zbuluar të dhëna të reja për tregun global mobil.
Në frontin e prodhuesve, Xiaomi është fituesi i madh në Kinë, suksesi i të cilit është i bazuar edhe në sistemin operativ të Google, Android. Huawei dhe Coolpad gjithashtu janë rritur në këtë treg, ndërsa rivalët e tyre, ZTE, Lenovo, dhe Oppo janë rritur më pak, por siç duket rritja e tyre nuk është duke e mbajtur ritmin me zgjerimin e dukshëm të tregut kinez.
Samsung në anën tjetër është fituesi më i madh në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Kantar ka raportuar se më shumë se gjysma e përdoruesve të rinj të Galaxy S5 i kanë përditësuar modelet e tyre nga versioni paraprak i telefonit tjetër Samsung.
Gjiganti jugkorean Samsung gjithashtu ka arritur që rreth 20 për qind të përdoruesve të saj të rinj ti konvertojë nga Apple, përkatësisht nga iPhone. Samsung gjithashtu ka marrë një pjesë të shitjeve edhe nga HTC, përkatësisht 18 për qind të tyre.
Kur është fjala për lojtarët e mëdhenj, Android është udhëheqësi kryesor dhe jo vetëm për veten, por edhe për prodhuesit kryesorë të telefonave të mençur mobil. Në Shtetet e Bashkuara, Kinë, dhe Meksikë, Android është absolutisht duke e dërmuar konkurrencën e saj, duke e bërë fitime të mëdha kryesisht në kurriz të Apple.
Windows Phone është ka shifra të përziera, duke humbur terren në Kinë, Meksikë, dhe Gjermani dhe Francë. Këto humbje janë tërhequr disi nga fitimet e bëra në Spanjë, Itali, dhe Mbretëri të Bashkuar.
Pjesëmarrja e Apple në treg duket të jetë pakësuar, por duke pasur parasysh shitjet rekorde të kompanisë amerikane mund të thuhet se iPhone sot është më shumë një çështje e një oferte me çmim të lartë, që nuk mund ta mbajë tregun duke u rritur në vazhdimësi. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMotorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar