LAJMI I FUNDIT:

HTC Desire 510 është telefoni më i lirë me 4G

HTC Desire 510 është telefoni më i lirë me 4G

Kohëve të fundit, HTC e ka prezantuar modelin e saj të avancuar të telefonit HTC One (M8), të cilin e ka bazuar në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 8, mirëpo me sa duket kompania tajvaneze nuk i ka lënë anash edhe modelet mesatare të cilët mund të blihen për kosto më të ulëta.

Në fakt, HTC tani e ka prezantuar modelin e ri të telefonit në kuadër të linjës Desire, i cili është i pajisur edhe me rrjetin 4G.
Pas modeleve më të lira të telefonave si Nokia Lumia 635 dhe Motorola Moto G që e ofrojnë rrjetin 4G, është edhe Desire 510 modeli më i ri i HTC-së që e ofron këtë funksion, dhe i njëjti mund të blihet për rreth 149 funta.

Desire 510 ofron ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.7-inç me rezolucionin prej 480×854 pikselëve, procesorin quad-core 1.2GHz dhe 1GB RAM.

Në mesin e karakteristikave tjera janë edhe kamera e pasme me 5MP, si dhe ajo frontale VGA, bashkë edhe me 8GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave.


HTC Desire 510 gjithashtu sjell Android 4.4 KitKat, dhe ndërfaqen e kompanisë Sense UI meBlinkFeed (lexuesin e lajmeve). (Telegrafi)