LAJMI I FUNDIT:

Telefon i mençur për 38 dollarë në Firefox OS

Telefon i mençur për 38 dollarë në Firefox OS

Spice Retail e ka lansuar modelin e lirë të telefonit të mençur në Indi, i cili kushton vetëm 38 dollarë dhe bazohet në sistemin operativ Firefox OS.

Siç mund të pritet, modeli i ri i telefonit Spice Fire One Mi – FX 1 është një model fillestar që e ofron platformën mobile të Mozilla-së për blerësit e telefonit të mençur për herë të parë.

Karakteristikat e këtij modeli përfshijnë ekranin me diagonalen prej 3.5-inç në HVGA (320 x 480 piksel), procesorin me 1GHz, kamerën e pasme me 2MP dhe atë të përparmen me 1.3MP.

Për më shumë, modeli i ri i telefonit – Spice Fire One Mi – FX 1 ofron edhe lidhjet për EDGE + Wi-Fi, dy sim-kartela, si dhe 512MB RAM memorie. (Telegrafi)