Një numër i telefonave të rinj dhe të mençur do të zbulohen në fillim të muajit të ardhshëm në panairin e IFA 2014 në Berlin. Në mesin e pajisjeve të reja mobile do të jenë edhe dy modelet e reja nga LG, me të cilët kompania synon të marrë përdorues të rinj nga tregjet në zhvillim, ku rrjeti mobil më i përdorur është ende 3G.
Pajisjet e reja mobile të LG do të quhen LG L Bello dhe LG L Fino, ndërsa këto modele të telefonave do të ofrojnë karakteristika të krahasueshme me pajisjet e avancuara, por mund të blihen me më pak para.
Të dy modelet e telefonave do ta kenë butonin e pasëm të njohur si LG Rear dhe do të ofrojnë kamera me cilësi të lartë. LG L Fino do të përdorë një procesor me 1.2GHz quad-core, 1GB RAM, 4GB memorie të brendshme, dhe ekranin me diagonalen prej 4.5-inç në formatin WVGA IPS me një rezolucion prej 800 x 480 pikselëve. Kamera e pasme e këtij modeli do të jetë me 8MP, ndërsa në anën e përparme, kamera do të jetë e llojit VGA.
Në anën tjetër, LG L Bello do ta ketë procesorin me 1.3GHz quad-core me 1GB RAM. Memoria e brendshme e LG L Bello do të jetë me 8GB, ndërsa ekrani i telefonit do të vijë me diagonalen prej 5-inç në 854 x 480 piksel.
Kamera e pasme do të ketë auto-fokus dhe 8MP, ndërsa kamera e përparme do të sjell vetëm 1MP. Të dyja modelet do të bazohen në Android 4.4.2 Kitkat si sistemin e tyre operativ. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMotorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar