LAJMI I FUNDIT:

ZTE prezanton modelin e ri, Nubia 5S Mini

ZTE prezanton modelin e ri, Nubia 5S Mini

ZTE ka shtuar një model të ri të telefonit Android në linjën e saj të telefonave të mençur, përkatësisht modelin e ri ZTE Nubia 5S Mini, të cilin do ta shesë për 279.99 dollarë, pa kontratë me operatorët mobil. Fillimisht, telefoni i ri i kompanisë kineze do të debutojë në tregun amerikan.

ZTE Nubia 5S Mini vjen me rrjetin 4G LTE, ekranin prej 4.7 inç në HD dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve. Pajisja gjithashtu mbështetet nga procesori quad core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400.

Karakteristikat tjera të ZTE Nubia 5S Mini përfshijnë edhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet me 32GB shtesë përmes kartelës microSD, dhe Android 4.3 Jelly Bean.

ZTE Nubia 5S Mini do të ofrojë edhe kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen ne 13MP, si dhe baterinë me 2000 mAh. (Telegrafi)