LAJMI I FUNDIT:

Apple do të shesë 10 milionë iPhone 6 për një javë!

Apple do të shesë 10 milionë iPhone 6 për një javë!

Sipas analistit të RBC, Amit Daryanani thuhet se Apple do të shesë më shumë se 10 milionë iPhone 6 në javën e parë pas debutimit të telefonit të shumë-pritur në treg.

Kjo shifër është rritur nga 9 milionë njësi sa kishte shitur Apple kur e kishte paraqitur në treg modelin aktual iPhone 5s dhe iPhone 5c.

Shumë analistë presin që Apple të përfitojë nga kërkesa më e madhe për modelet e reja me madhësi të ndryshme të ekraneve. Kjo, pasi që siç thuhet, Apple do të lëshojë dy variante të iPhone 6, njërin me ekranin prej 4.7 inç dhe tjetrin, modelin e parë të fabletit me ekranin prej 5.5 inç.

Apple pritet të prezantojë modelin e ri të iPhone 6 me 4.7 inç në një ngjarje që do të mbahet më 9 shtator. Mirëpo, kompania më e madhe amerikane gjithashtu mund të vendosë për lansimin e dy modeleve të telefonave të rinj në kohë të ndryshme, në mënyrë që versioni më i madh i telefonit të saj të mos ndikojë në kërkesën për modelin me ekranin prej 4.7 inç.