LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin specifikat e Nexus 6 (Motorola Shamu)

Rrjedhin specifikat e Nexus 6 (Motorola Shamu)

Më parë ishte thënë që Google dhe Motorola kanë bashkëpunuar për të bërë një model të ri të telefonit të mençur, i cili mund të jetë gjenerata e re e telefonit të linjës Nexus, përkatësisht modeli Nexus 6.

Dhe tani duket se pëshpërimat për modelin e ri të telefonit Nexus ishin të vërteta, pasi që disa nga karakteristikat e këtij modeli të telefonit janë listuar në testet standarde të AnTuTu dhe GFX.

Sipas testeve të bëra, Nexus 6 do të mbështetet nga modeli i fundit i procesorit të Qualcomm, Snapdragon 805 në quad-core 2.65 GHz, Adreno 420 GPU dhe 3GB RAM për ti dhënë telefonit një performancë të shpejtë.

Ekrani i telefonit është me diagonale prej 5.2” në QHD, me rezolucion prej 1,440×2,650 pikselëve apo densitet prej 564 ppi. Nexus 6 do të sjell edhe kamerën shumë cilësore me 13MP, bashkë me kamerën e përparme me 2.1 MP.


Risia tjetër që do ta sjell ky model i telefonit do të jetë edhe versioni më i ri i sistemit operativ të Google, Android L. Raportimet e fundit pretendojnë se Nexus 6 do të paraqitet në tregun global, në vjeshtën e këtij viti. (Telegrafi)