LAJMI I FUNDIT:

Pegatron bën gati 25 milionë iPhone 6 për Apple

Pegatron bën gati 25 milionë iPhone 6 për Apple

DigiTimes ka raportuar se Pegatron, një nga partnerët kryesorë të Apple ka arritur që të prodhojë një sasi marramendëse të iPhone 6 (me ekranin prej 4.7 inç), përkatësisht rreth 50 për qind të totalit që bën më shumë se 25 milionë njësi të telefonit më të ri të kompanisë amerikane.

Pjesa tjetër e sasisë me rreth 25 milionë njësi të iPhone 6 i është besuar partnerit afatgjatë të kompanisë Apple, prodhuesit gjigant Foxconn.

Gjiganti i prodhimit ka punësuar tashmë rreth 100.000 punëtorë të rinj për të plotësuar kuotën e prodhimit për iPhone 6, dhe ka zëra se punëtorët do të ndihmohen edhe nga më shumë se 10.000 "Foxbots" (robotë prodhues të iPhone) të cilët janë në fazën përfundimtare të testimit. (Telegrafi)