LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy Alpha

Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy Alpha

Samsung Galaxy Alpha tashmë është bërë zyrtar, bashkë me specifikat dhe detajet tjera të nevojshme për tu konsideruar nga përdoruesit që duan ta kenë një model të ri të telefonit Android nga Samsung, me Android 4.4.4 KitKat.

Samsung Galaxy Alpha sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.7 inç në high definition Super AMOLED me rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin Octa Core me 1.8GHz dhe 1.3GHz.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Alpha përfshijnë edhe kamerën e përparme me 2.1 mega-piksel si dhe atë të pasmen me 12 mega-piksel, me shumë specifika, duke përfshirë edhe funksionet si HDR dhe Panorama.

Telefoni i ri i Samsung sjell edhe 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, portin për mikroSD, baterinë me 1,860 mAh, plus 802.11 ac WiFi, Bluetooth 4.0 BLE / ANT+ dhe NFC.


Për më shumë, mbështjellësi i Galaxy Alpha vjen prej metalit, në disa ngjyra. (Telegrafi)