LAJMI I FUNDIT:

Lenovo me një super-fablet me ekran 6 inç

Lenovo me një super-fablet me ekran 6 inç

Nëse pamjet e modelit të ri të fabletit të Lenovo-së janë për tu besuar, atëherë duhet të thuhet se prodhuesi kinez është duke e përgatitur fabletin e ri me ekran QHD.

I quajtur Vibe Z2 Pro, fableti i Lenovo-së besohet se do të vijë me mbështjellësin e metaltë dhe specifika të avancuara të cilat rivalizojnë me modelet e fundit të pajisjeve të Samsung, LG dhe HTC.

Sikurse K900, edhe Vibe Z2 Pro do të jetë një pajisje e hollë me vetëm 7.7 mm.

Marka Vibe në pjesën e pasme të fabletit lë të kuptojë se Lenovo nuk do ta përdor emrin e saj, por do ta shtyjë krijimin e një linjë të re, me të cilin do të njihet në treg.


Vibe Z2 Pro sjell ekranin me diagonalen prej 6-inç QHD me rezolucion prej 2560 × 1440 pikselëve, kamerën e pasme me 16 MP me OIS dhe dual-LED, rrjetin 4G, sy SIM kartela, 2.5 GHz Qualcomm Snapdragon 801 SoC, NFC dhe baterinë me 4,000 mAh.