LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh të gjitha karakteristikat e LG G3

Merren vesh të gjitha karakteristikat e LG G3

Pak orë para lansimit zyrtar të LG G3, dega e kompanisë koreane në Holandë me sa duket nuk ka mundur të presë dhe i ka publikuar të gjitha detajet e telefonit, duke i përfshirë edhe fotografitë zyrtare dhe faqen e plotë të produktit.

Megjithatë, pak kohë pas publikimit të dhënat janë larguar nga faqja, mirëpo kjo gjë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat e shumta botërore.

Dhe nga informacionet e dhëna, detaji më interesant të cilin do ta sjell LG G3 besohet se do të jetë mbështjellësin e lehtë prej metali, për të cilin tashmë është folur shumë.

Edhe pse pamjet e mëparshme të mbështjellësit të telefonit dukeshin si metal, pak njerëz e besonin se LG G3 do të vijë me një material të tillë në treg. Mirëpo, të dhënat e konfirmuara tani e sugjerojnë të kundërtën.


Specifikat tjera të telefonit përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13MP me stabilizuesin optik të fotografisë, dhe funksionin ‘Smart Notice’, i cili ofron informacione dhe njoftime kontekstuale.

Njëri nga shembujt që jepet në sqarim është se SmartNotice e pyet përdoruesin nëse dëshiron ta lëshojë rrjetin ËiFi, kur ai ose ajo arrin në zyre.

Modeli i telefonit të LG do të sjell ekranin QHD me diagonalen prej 5.5 inç me dimensione prej 146.3 x 74.6 x 9.1mm, nga 138.5 x 70.9 x 8.9mm sa kishte LG G2, prandaj nuk do të duket edhe shumë më i madh sesa modeli paraprak.

Procesori i LG G3 do të jetë quad-core Snapdragon 801 me 2GB RAM, edhe pse pritej që telefoni të sjell së paku 3GB RAM.

Bateria e telefonit do të jetë me 3000 mAh e cila edhe mund të ndërrohet, ndërsa në të do të ofrohet edhe porti për mikro microSD dhe kamera e përparme me 2.1MP.

Me gjithë këto informacione të prezantuara publikisht, në lansimin zyrtar të kompanisë nuk pritet ndonjë risi e madhe sa i përket modelit të saj të shumë-përfolur të telefonit, LG G3. / Telegrafi/