LAJMI I FUNDIT:

LG G3 prezantohet edhe para dates zyrtare të lansimit

LG G3 prezantohet edhe para dates zyrtare të lansimit

LG e ka konfirmuar se do ta lansojë modelin e ri të telefonit të shumë-pritur LG G3 në një ngjarje të veçantë të caktuar më 27 maj, ndërsa e ka pranuar se ekrani i telefonit do të ofrojë 2K, dhe mbështjellësin të cilin e ka prezantuar në treg.

Por, edhe pse LG ende nuk i ka zbuluar zyrtarisht të gjitha detajet e G3, deri më sot pothuajse të gjitha karakteristikat e telefonit të avancuar janë bërë publike, dhe modeli i ri i telefonit vlerësohet si njëri ndër pretendentët kryesor për ta marrë epitetin e telefonit më të mirë Android në treg.

Për më tepër, raportet e reja nga TmoNews dhe TechBlog kanë dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me specifikat e telefonit, duke konfirmuar se disa nga karakteristikat e G3 janë të domosdoshme për blerësit e rinj, pasi që të njëjtat nuk kanë qenë pjesë e modelit paraprak, G2.

Njëra prej tyre është bateria me 3000mAh, dhe mbështetja për portin microSD, specifika që gjithashtu nuk kanë qenë në G2. /Telegrafi/