LAJMI I FUNDIT:

Edhe telefonat e Samsung dhe LG me safir?

Edhe telefonat e Samsung dhe LG me safir?

Apple ka investuar shumë në prodhimin e qelqit prej safari, dhe produktet e saj të ardhshme sikur iPhone 6 dhe iWatch thuhet se do të vijnë me teknologjinë e re të ekranit – përkatësisht materialin e quajtur safir.

Ndërsa tani sipas një raporti të fundit, thuhet se edhe disa kompani tjera janë në kërkim të krijimit të ekranit prej safiri, të cilin do ta përdorin në telefonat dhe tabletët e tyre të rinj, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj të industrisë si Samsung dhe LG.

Sipas raporteve të ndryshme në mediat koreane thonë se Samsung dhe LG kanë qenë duke folur me prodhuesit e xhamit prej safiri, që do të thotë se ata janë duke e pasur parasysh përdorimin e safirit në telefonat e mençur dhe tabletat e tyre, në të ardhmen e afërt.

Shumica e prodhuesve të telefonave të mençur për momentin përdorin qelqin Gorilla Glass, ndërsa xhami prej safirit aktualisht përdoret vetëm nga prodhuesit zviceran të orëve të dorës, sepse ky lloj materiali është i fortë dhe nuk gërvishet, dhe kjo e bën atë ideal për telefona dhe tableta.


Kjo është një nga arsyet se pse Apple ka investuar kaq shumë në këtë teknologji , dhe tani duket se edhe prodhues të tjerë janë edhe në kërkim të krijimit të ekranit të pajisjeve të tyre në safir. / Telegrafi/