LAJMI I FUNDIT:

ZTE shet krejt njësitë e Nubia X6 për 10 sekonda

ZTE shet krejt njësitë e Nubia X6 për 10 sekonda

Prodhuesi kinez ZTE ka njoftuar se ka arritur të shesë gjitha njësitë e fabletit të saj të ri Nubia X6, dhe se këtë e ka bërë për vetëm 10 sekonda. Megjithatë, prodhuesi kinez nuk e ka specifikuar sasinë e njësive të shitura.

ZTE e ndjek një strategji të njohur të marketingut, duke vënë sasi të limituara të pajisjeve në shitje, duke kontribuar që sasia në dispozicion të shitet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Xiaomi ka qenë njëra ndër kompanitë që e ka përdorur shumë këtë taktikë, gjë që ka ndikuar në shitjen e 100 mijë njësive të Redmi Note brenda vetëm 34 minutave në mars të këtij viti.

ZTE Nubia X6 është njëri ndër fabletët më të mirë në treg për momentin. Karakteristikat e fabletit përfshijnë procesorin e Qualcomm, Snapdragon 801 SoC, 3GB RAM, 32/64/128 memorie , ekranin 6.4” me 1080p, dhe dy kamera me nga 13MP.


ZTE e ka vendosur raundin e dytë të shitjeve të Nubia X6 më 27 maj, nga ora 10, sipas orës lokale. Çmimi i fabletit është 481 dollarë. / Telegrafi /