LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6 sjell edhe pagesat mobile, me NFC

iPhone 6 sjell edhe pagesat mobile, me NFC

Apple iPhone 6 pritet të vijë me teknologjinë NFC. Deri më tani kjo ka qenë një sugjerim i publikuar nga shumë media, mirëpo tani me sa duket një gjë e tillë do të jetë e vërtetë.

NFC thuhet se do të jetë njëra ndër teknologjitë kryesore të iPhone 6 sepse do të mundësojë një sistem të ri të pagesave mobile.
Kjo, pasi Apple ka arritur marrëveshje me NXP për pajisje me çipa të NFC-së, të cilat do ti përfshijë në gjeneratën e re të iPhone, thuhet sipas Morgan Stanley.

IPhone 6 thuhet se do të vijë në dy versione të ndryshme, por që të dyja do të ofrojnë ekran më të madh dhe një dizajn krejtësisht të ri, krahasuar me iPhone 5s.

Pritjet janë që version i iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç të nisë së pari, i pasuar nga nga një model tjetër i iPhone 6 që do të sjell ekranin me madhësi prej 5.5 inç. / Telegrafi /