LAJMI I FUNDIT:

LG G Flex 2 vjen vitin e ardhshëm?

LG G Flex 2 vjen vitin e ardhshëm?

Gjenerata e dytë e telefonit me ekranin e lakuar, LG G Flex 2 thuhet se do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa njëra ndër specifikat kryesore thuhet se do të jetë “unike”, dhe bashkë me të do të vijë edhe teknologjia e “vetë-shërimit” të plastikës së telefonit.

Lajmi është bërë i ditur nga llogaria e famshme, @evleaks, ndërsa raportimet e mëhershme pretendojnë se LG G Flex 2 do të jetë njëri prej modeleve të para në linjën e re të Google, Android Silver.

Prandaj, është shumë e mundshme që G Flex 2 dhe modeli i ri dhe i përfolur i Android Silver të jenë e njëjta pajisje, e cila do të prezantohet në tremujorin e parë të vitit 2015. / Telegrafi /