LAJMI I FUNDIT:

HTC One M8 edhe në të kuqe!

HTC One M8 edhe në të kuqe!

Pas rrjedhjes së fotografive të telefonit të avancuar të HTC-së, kompania tajvaneze e ka konfirmuar se varianti me ngjyrë të kuqe i HTC One (M8) tani është në dispozicion për shitje në Tajvan.

Ndërsa prodhuesi nuk e ka përmendur asnjë datë të lansimit të këtij version të telefonit të saj edhe përtej Tajvanit.

Menaxheri i HTC-së për komunikim global, Jeff Gordon e ka ndarë një render 3D të telefonit përmes Sketchfab, pamjen e vetme e cila është në dispozicion për momentin.

Sugjerimet e para janë se HTC One M8 me të kuqe do të debutojë në tregun britanik, pas Tajvanit, ndërsa raportet e lidhura me këtë publikim thonë se HTC së shpejti do ta prezantojë edhe versionin metalik në të kaltërt dhe në rozë./Telegrafi/