LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S5 Prime vjen muajin tjetër, kushton 640 euro?

Samsung Galaxy S5 Prime vjen muajin tjetër, kushton 640 euro?

Lajmi i ditëve të fundit është për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5 Prime, ndërsa sot ka raprotime të shumta për kohën e lansimit të telefonit, si dhe çmimin me të cilin do të prezantohet në treg.

Telefoni i parë i Samsung me ekranin QHD, Galaxy S5 Prime G906S thuhet se do të debutojë kah mesi i muajit të ardhshëm. Ndërsa një burim i afërt me kompaninë koreane madje beson se e di edhe çmimin e telefonit të ri të Samsung.

Samsung Galaxy S5 Prime thuhet se do të kushtojë rreth 640 euro apo 880 dollarë. Ky ishte edhe çmimi i Galaxy S5 menjëherë pas lansimit zyrtar në treg, edhe pse tani modeli i fundit i linjës Galaxy tani mund të blihet për 550 euro, në shumicën e tregjeve.

Kjo nuk është hera e parë që thuhet se Galaxy S Prime do të lansohet gjatë qershorit, por është ende e vështirë të besohet se Samsung do të jetë gati për lansimin e një modeli tjetër vetëm pak javë pas lansimit të Galaxy S5. /Telegrafi/