LAJMI I FUNDIT:

Tableti i ri Nexus, rrugës për lansim në treg?

Tableti i ri Nexus, rrugës për lansim në treg?

Thashethemet e reja sugjerojnë se Google është duke e përgatitur gjeneratën e re të tabletit të linjës Nexus , përkatësisht modelin Nexus 8 ose Nexus 9 të cilin planifikon ta lansojë gjatë kësaj vere, edhe pse emri ende nuk dihet se si do të jetë përfundimisht.

Sipas raportit të faqes Myce thuhet se tableti i ri i Google tashmë është parë online, i koduar nën emrin Flounder, emër i peshkut oqeanik, i cili e përcjell traditën e emërimit sipas peshqve që ka qenë evident edhe në pajisjet e kaluara të linjës Nexus.

Në raport thuhet se tableti i ri i Google do të jetë i avancuar, dhe se prodhuesi i këtij tableti do të jetë prodhuesi tajvanez HTC. Njëra ndër risitë kryesore që do ta sjell tableti i ri pritet të jetë edhe versioni më i ri i Android 4.5, bashkë me risitë tjera harduerike.

Google mbase mund ta lansojë edhe gjeneratën e re të telefonit të saj të linjës Nexus, modelin Nexus 6, i cili do të bazohej në specifikat e telefonit të ri të telefonit të kompanisë prodhuese, LG G3. /Telegrafi/