LAJMI I FUNDIT:

HTC shet 500 mijë njësi të One M8

HTC shet 500 mijë njësi të One M8

Modeli më i ri i telefonit të HTC, One M8 me sa duket po e rikthen kompaninë tajvaneze në hartën e prodhuesve të rëndësishëm të telefonave të mençur mobil, pasi që tani raportohet se HTC ka arritur të shesë një numër të konsiderueshëm të njësive të këtij modeli.

Edhe pse HTC ka refuzuar të jap shifra zyrtare për njësitë e shitura të HTC One M8, burimet e Android Central thonë se deri më sot, kompania ka shitur 500 mijë njësi të HTC One M8.

Më saktësisht, të premten e kaluar aplikacionet origjinale të HTC’së kanë hyrë në mesin e aplikacioneve mobile të cilat janë shkarkuar nga 100 mijë deri në 500 mijë herë.

Dhe sipas llogaritjeve fillestare, i bie që HTC ka arritur të shesë mbi 16000 njësi të One M8 brenda një dite, apo 113 mijë telefona për një javë. / Telegrafi /